1 vit kontratë me opsion për një tjetër, Marcelo zyrtarizohet në klubin e ri
Marcelo është futbollisti më i ri i Olympiacos në Greqi. Klubi grek ia doli me sukses të bindë brazilianin pas tratativave në ditët e fundit, me mbrojtësin që firmosi një kontratë njëvejçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër.
Në fakt, emri i Marcelo u lidh edhe me një transferim te Leicester në Premier League apo edhe rikthim në Brazil, megjithatë tashmë dilemat për 34-vjeçarin janë shuar.
Marcelo, që ka fituar gjithçka me Real Madrid tanimë do të provojë të përçojë eksperiencë dhe mentalitet kampioni te Olympiacos që kampionatin e ka nisur me një fitore dhe një barazim. Ndërkohë, grekët këtë sezon luajnë në grupet e Europa League teksa janë shortuar në një grup me Freiburg, Nantes dhe Qarabag.



