Merkato

10 mln euro ndanë Correan nga Milani!

10 milionë euro ishin ato që ndanë Angel Correan nga Milani. Kuqezinjtë këmbëngulën shumë për të marrë nga Atletico Madrid shërbimet e sulmuesit argjentinas por deri në ditën e fundit të merkatos dy klubet nuk arritën një marrëveshje dhe Correa qëndroi te Los Colchoneros. Milani arriti të ofronte deri në 40 milionë euro për lojtarin ndërkohë që Atletico nuk lëvizte nga shifra prej 50 milionë eurosh që kërkonte për futbollistin dhe kjo ishte arsyeja që transferimi i Correas te skuadra italiane nuk u realizua, me kuqezinjtë që në fund afruan kroatin Ante Rebic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency