Featured

10 vite nga goli i titullit, Manchester City e bën Agueron të “përjetshëm”

Titulli i para 10-viteve që ka fituar Manchester City ka mbetur në histori si një nga më të spikaturit e Premier League duke qenë se “Qytetarët” e arritën atë në sfidën e fundit të kampionatit, madje në minutat shtesë ndaj QPR, ku golin vendimtar e shënoi Sergio Aguero.

Në muajin maj do të mbushen plot 10 vite nga ajo ndeshje historike për Cityn ndërsa në nder të ish-sulmuesit argjentinas, klubi anglez ka bërë të ditur se do të zbulojë edhe statujën e Agueros.

Edhe vetë 34-vjeçari është shfaqur i entuziazmuar për vlerësimin nga ana e klubit, ndërsa statuja e Agueros do t’i shtohet atyre të David Silvës dhe Vincent Kompany në Etihad Stadium.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency