PSG humbet Neymarin për transfertën e Lyonit
Nëse ka një skuadër që pretendon të ndalë vrullin e PSG-së në Ligue është pa dyshim Lyoni. Skuadra e vendit të tretë në kampionatin francez pret këtë të diel pikërisht parizienët e Unay Emery, me shpresën se mund t’u shkaktojë humbjen e dytë sezonale.
Dozat e besimit rriten më shumë pas informacioneve të fundit se PSG do të udhëtojë drejt stadiumit të Lyonit pa lojtarin më të rëndësishëm, Neymar Junior, që i kushtoi klubit në merkaton e verës plot 222 milionë euro.
Braziliani ka një shqetësim në këmbën e djathtë e për rrjedhojë nuk është grumbulluar nga Emery. Vendin e tij në formacion pritet ta marrë argjentinasi Javier Pastore.



