11-shja ideale e Mourinhos, shpëton Messi, Ronaldo jashtë
Jose Murinho ka formuar 11-shen ideale të Championsit për sezonin që sapo u mbyll, por në preferenca e “Special One” nuk është Cristiano Ronaldo. Është e kuptueshme që pjesa më e madhe e formacionit të ndërtohet duke u bazuar te futbollistët e Liverpoolit, që ngritën lart trofeun. Interesant fakti që në këtë 11-she të Mourinhos 3 lojtarë janë të Ajaxit të Amsterdamit, ndërsa Tottenhami e Barcelona përfaqësohen me nga vetëm 1 futbollist. Të gjithë elementët e përzgjedhur nga Mourinho janë kualifikuar të paktën deri në gjysmëfinale.
Në portë është përzgjedhur Alisson i Liverpoolit. “Gardiani” brazilian ka zhvilluar një sezon fantastik, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Barcelonës, por edhe në finale ndaj Tottenhamit. Në mbrojtje, krahu i djahtë i përket Alexander-Arnold, Van Dijk e De Ligt në qendër, ndërsa Robertson në të majtë.
Mesfusha përbëhet nga tresha de Jong-van de Beek-Eriksen, ndërsa sulmi nga Mane, Salah dhe Messi.
Formacioni i Mourinhos:
Portier: Alisson
Mbrojtës: Alexander-Arnold, van Dijk, de Ligt, Robertson
Mesfushorë: de Jong, van de Beek, Eriksen
Sulmues: Messi, Mane, Salah




