12 mijë tifozë në stërvitjen e Lazios, festë e madhe për triumfin në Superkupë
Festë e madhe në Formello për Lazion në rinisjen e seancave stërvitore, festë që vjen për suksesin ndaj Juventusit të arritur në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Arabinë Saudite. 12 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në qëndrën stërvitore të skuadrës bardhekaltër e cilia ishte e hapur për publikun në ditën e parë pas pushimeve të Krishtlindjes. Lojtarët bardhekaltër fillimisht u përshëndetën me tifozët e tyre dhe më pas u shfaqën atyre trofeun e Superkupës së Italisë për të festuar sëbashku.



