Premier League

13 raste pozitive te Tottenham, Conte: Frikë e madhe, jemi të gjithë familjarë

Pandemia ka goditur rëndë Tottenham. 13 persona të klubit anglez kanë rezultuar pozitivë, me shumicën prej tyre që janë futbollistë të Antonio Contes.

Një gjë e tillë ndikoi që UEFA të shtynte sfidën e sotme në Conference League mes Tottenham dhe Rennes.

Trajneri Conte ka folur në lidhje me situatën e vështirë në klub, duke mos e fshehur shqetësimin e tij të madh.

Shtatë lojtarë janë pozitivë, të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik. Problemi është se çdo ditë zbulojmë raste të reja me koronavirus.

Kush do e ketë radhën nesër? Ndoshta do të dal unë pozitiv, apo ndonjë tjetër lojtar? Jemi të shqetësuar, pasi të gjithë kemi familje.

Jemi realisht shumë të frikësuar në lidhje me situatën e krijuar”, deklaroi trajneri italian i skuadrës londineze.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency