Kategoria Superiore

14 afrime/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos me “ish”-in e Partizanit

Egnatia është gati për sezonin e dytë radhazi në Superiore. Klubi nga Rrogozhina ka pretendime të mëdha, ndërkohë që presidenca nuk po kursehet në merkato. Afrimi i radhës tek Egnatia është Donald Mëllugja, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. 27-vjeçari matjan luan në qendër të mesfushës.

Sezonin e fundit e nisi te Kastrioti, por në merkaton e janarit kaloi te Burreli në Kategorinë e Parë. Tani rikthehet në Superiore tek Egnatia, ndërkohë që ka luajtur më parë edhe me Partizanin, Bylisin, Besën dhe Ilirinë.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me mesfushorin polivalent Donald Mëllugja. I cili pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën në sezonin e ri”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Mëllugja është përforcimi i 14-të i Egnatias, që më parë ka firmosur me emra si Jurgen Goxha, Fernando Medeiros, Nehar Sadiki, Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Abdurrahman Fangaj, Erald Hyseni, Geri Selita, Arbin Zejnullai, Flavjo Meçja, Redon Mihana dhe Sodiq Atanda.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency