Futboll

16 ndeshje pa fitore, ekipi i shqiptarëve në krizë totale! Ndjek Rayo e Balliut

Empoli e ka siguruar prej kohësh qëndrimin në Serie A, skuadra toskane ndodhet 12 pikë mbi zonën e ftohtë, por djemtë e Andreazzolit po kalojnë një moment të vështirë dhe e kanë harruar shijen e fitores.

Plot 16 javë ka Empoli që nuk fiton në kampionatin italian, duele gjatë së cilave ka regjistruar tetë barazime dhe po kaq disfata. Suksesi i fundit daton më 12 dhjetor, kur Nedim Bajrami me shokë mposhtnin Napolin 0-1 në “Diego Maradona”.

Skuadra ku aktivizohen edhe dy lojtarët e tjerë të kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani e Ardian Ismajli, mban rekord në pesë kampionatet kryesore të Europës në lidhje me ndeshjet pa tri pikë.

Në vend të dytë renditet Rayo Vallecano e Ivan Balliut me 12 përballje pa fitore, teksa ndjekin me radhë Metz (10), Greuther Furth (7) dhe Aston Villa (4).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency