Kupa e Shqipërisë

Vesel Limaj: Shkojmë në finale, e vështirë për titullin, por…

Kupa është një tjetër kapitull për t’u lexuar deri në fund. Kukësi nuk ka hequr dorë nga synimet e sezonit dhe një ndër to është triumfi në kompeticionin që i dhuroi doza të larta lumturie në vitin 2016. Për të shkuar në gjysmëfinale, blutë duhet të paktën të mbrojnë atë barazim 2-2 në “Niko Dovana”. Një ndër mesfushorët kryesorë të kësaj skuadre, Vesel Limaj, nuk e përjashton ekipin durrsak nga gara, sepse gjithçka është e mundur, por beson shumë tek kalimi i raundit, pse jo edhe te mbërritja në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nuk është mbyllur asgjë, por besoj se e kemi një favor, pasi kemi shënuar dy gola në Durrës. Do të japim maksimumin, për të fituar e për të shkuar më pas në finale.

Barazimi ndaj Partizanit e ka reduktuar optimizmin në garën për titull, megjithatë për 22-vjeçarin shpresat ende nuk janë zhdukur, është e vështirë por jo e pamundur.

Është diferencë e madhe prej 9 pikësh. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por është shumë e vështirë. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresoj që edhe Partizani të lërë pikë rrugës.

Sezoni i tij i parë në kampionatin shqiptar ka rezultuar pozitiv, por a do të vijojë të jetë pjesë e Kukësit edhe edicionin e ardhshëm?

Është një kampionat shumë i mirë, ka lojtarë më cilësi, ndihem shumë mirë. Besoj se do të qëndroj, sepse kam kontratë me Kukësin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency