Tottenhami mund të humbasë portierin Lloris, e pret PSG
Hugo Lloris mund të largohet nga Tottenhami gjatë merkatos së verës. Sipas medieve franceze, portieri dëshiron rikthimin në Francë, aty ku PSG është gati t’i ofrojë një kontratë të mirë me një pagë të majme. Në rast se kampionët e Francës nuk rinovojnë me Buffonin, mundësitë për kalimin e Lloris në kryeqytetin francez pritet të jenë të mëdha.
Kampioni i Botës me Francën u transferua në Angli në vitin 2012 për 12 milionë euro nga Lyoni, ndërkohë që me fanellën e “Gjelave” ai ka zhvilluar rreth 240 takime.
Një nga emrat e përfolur për zëvendësimin e Lloris është edhe portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, që ka shkëlqyer me fanellën bardhekaltër gjatë 3 sezoneve të fundit.



