Starton Kupa e Kombeve të Afrikës
Mgre siparin në 22:00 me orën shqiptare, Kupa e Kombeve të Afrikës, turneu më i rëndësishëm i futbollit në Kontinentin e Zi që do të impenjojë 24 përfaqësueset finaliste në një turne emocionues.
Me lojtarë të kalibrit botëror si Mohamed Salah, Sadio Mane’, Igalo, Niang apo talenti i Ajaksit, Zieh, turneu i kësaj vere premton shkëndija dhe festë unike në shkallët e impianteve. Të gjitha parashikimet e vendosin vendin organizator si atë më të kuotuarin për të rrëmbyer trofeun.
Egjipti me 16 gola në fushatën kualifikuese, do të duhet të llogarisë gjithashtu rivalë të vështirë si Senegali, Nigeria, po Bregu i Fildishtë. Por ka nga ata që vënë bast se surpriza më e madhe e kupës së kombeve të Afrikës do të jetë dikush tjetër.
Me dyshen unike Seedorf dhe Kluivert në pankinë, Kameruni ka vuajtur për të marrë rezultate së fundmi por loja ka ardhur duke u përmirësuar dhe ekipi synon finalen e madhe të Kajros në 19 Korrik.



