Featured

19 pikë larg Tiranës, Mehmeti: Mesfusha e tyre “top”, Partizani i fortë dhe i shpejtë

19 pikë larg, Partizani kundër Tiranës përqendrohet tek ndërrimet e shpeshta dhe tek ndjesia e derbit

Partizani vjen me moral të lartë në derbin e kryeqytetit. Fitorja 5-0 kundër Kukësit ka rritur entuziazmin te ekipi dhe tifozeria e kuqe. Trajneri Dritan Mehmeti preku disa tema gjatë konferencës për shtypin përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit.

Tirana-Partizani do të luhet të shtunën (19:45) në “Air Albania”, sfidë që do të transmetohet në Supersport 3. Bardheblutë kryesojnë kampionatin, dhe numërojnë 19 pikë më shumë se “armiqtë” e qytetit.

Është ndjesi e veçantë, dihen vlerat e derbit. Kemi lojtarë që kanë fituar shumë derbe. Kam folur me skuadrën, më shumë me ata që nuk kanë provuar shijen e derbit. Shpresoj të jemi në ekuilibër dhe ta interpretojmë ashtu siç duhet, edhe pse derbi është i paparashikueshëm.

Do doja të kishim më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen. Lojtarët shpeshherë harrojnë shpejt. Duhet të rrimë me këmbë në tokë, të jemi në ekuilibër. Nuk duhet të ndikohemi nga euforia.

Skuadra? Në aspektin fizik jemi munduar të rikuperohemi, por kalendari i ngjeshur mund të ndikojë te pjesa e ritmit. Gjithsesi, do kemi pesë ndërrime, kështu që do kemi mundësi të rifreskojmë ekipin në aspektin fizik. Fitorja me Kukësin është bonus emocional.

Bëhet fjalë për personalitetin dhe formimin e çdo lojtari. Jemi munduar ta harrojmë fitoren me Kukësin, lojtarët duhet të mendojnë për derbin. E kaluara është kapitull i mbyllur, gabim i madh nëse mendojmë për fitoren me Kukësin.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Çfarë kam ndryshuar te Partizani? Jam munduar t’i jap filozofinë time Partizanit, por edhe filozofinë e klubit. Jam pjesë e Partizanit prej katër vitesh, e njoh filozofinë e lojës së vrullshme dhe të shpejtë. Më pëlqen, filozofitë tona përshtaten. Jam munduar të jem në ekuilibër, pasi një skuadër duhet të ketë një mbrojtje të mirë dhe një sulm të shpejtë.

Jemi ekip me moshë të re? Aspekti psikologjik ka rëndësi, stafit teknik dhe elementëve me përvojë u del detyra të menaxhojnë edhe lojtarët e rinj, të cilët duhet të kenë entuziazëm dhe ta shijojnë derbin.

Kallaku? Jemi në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor. Sot do marrim vendimin final, shpresoj të jetë pjesë e skuadrës.

Derbi mbetet një derbi, është ndeshje me ndjesi të veçantë. Nuk ndikon nëse je për titull apo jo. Derbi ka prodhuar gjithmonë situata të ndryshme. Edhe skuadra që nuk ka qenë për titull, ka bërë diferencën dhe ka fituar.

Tirana? Jo vetëm sulmin më të mirë, ata kanë një skuadër të fortë, kanë edhe mesfushën më të mirë. Do u përgjigjemi me elementët tanë, duke marrë parasysh hapësirat që do të lënë.

Tirana ka fituar ekuilibër në lojë, shpeshherë ndërron edhe modulin. Janë me meritë aty ku janë, por ne duhet të kemi mënyrat tona për t’u kundërpërgjigjur.

Partizani nuk duhet të ndryshojë asgjë, është kundërshtari i radhës, edhe pse është derbi. Nuk duhet të ndryshojmë filozofinë apo mënyrën se si interpretojmë lojën. Do kemi lëvizje të vogla, por jemi Partizani dhe do kërkojmë identitetin tonë.

Mua më kënaq që skuadra është në ekuilibër, por të rrimë me këmbë në tokë. Të shohim te vetja në fillim, më pas të shohim se çfarë na lë kundërshtari”, përfundoi trajneri i Partizanit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency