Ivan Balliu kthehet në Spanjë, nënshkruan me skuadrën së Ligës së Dytë
Ivan Balliu kthehet në Spanjë, aty ky u formua si futbollist. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptarë ka firmosur për Almerian, në ligën e dytë spanjolle, pasi i dha fund përvojës 4-vjeçare me Metzin në Francë.
Te Metz 27-vjeçari luajti 104 takime, teksa arriti të realizonte 1 gol.
Skuadra e re e Balliut, Almeria u rendit në vendin e 10-të sezonin e kaluar dhe ambiciet e saj janë të kthehet në La Liga.
Kujtojmë që Balliu është formuar në akademinë e Barcelonës, madje ka luajtur me skuadrën B “blaugrana”, para se të transferohej në Portugali, tek Arouca, ku luajti për 2 sezone.



