Futboll

Mësoi se fitues ishte Messi, si e zhgënjeu Ronaldo FIFA-n

Ishte përgatitur gjithçka në perfeksion, siç i ka hije një feste gala, por u mbyll me keqardhje për mungesën e një prej tre kandidatëve për çmimin e më të mirit në botë. Dhe, sigurisht, që drejtuesit e FIFA-s kanë mbetur tepër të zhgënjyer nga Cristiano Ronaldo, që, me sa kuptohet, e kishte mësuar se fituesi do të ishte Lionel Messi.

Të hënën, në orën 15:00, organizatorët e ceremonisë e kishin marrë të mirëqenë praninë e CR7 në ceremoninë gala më “La Scala”. Do të ishte një festë madhështore e futbollit, e ideuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Van Dijk, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, në një kornizë të pakrahasueshme në teatrin e kryeqendrës së Lombardisë.

Minutat po kalonin dhe shumë nga protagonistët për vinin. Fillimisht u shfaqën lojtarët e Real Madridit, më pas të Barcelonës, përfshirë edhe Ter Stegen, që edhe pse nuk mori asnjë çmim (këtë e dinte), kishte vendosur të ishte i pranishëm për të mbështetur shokët e skuadrës.

Ai që nuk u shfaq kurrë ishte Cristiano Ronaldo, personazhi që ndodhej më afër festës, vetëm 150 km distancë. Rreth orës 18:00, protagonistët iu drejtuan teatrit. Të gjithë, përveç Cristiano Ronaldos. Mungesa e tij la të kuptohej që fituesi, me shumë mundësi, do të ishte Lionel Messi dhe jo Virgil van Dijk, sikurse ishin shtuar zërat para ceremonisë.

Në orën 19:00, dyshimi bëhet realitet. Ronaldo, i zhgënjyer nga rezultati i votimit, kishte vendosur të mos merrte pjesë në këtë festë të madhe të futbollit. Protagonistët shihnin njëri-tjetrin, ndërsa organizatorët nuk mund ta justifikonin mungesën e CR7.

Të gjithë e kuptuan që portugezi nuk do të ishte i pranishëm në momentin kur u zbulua 11-shja më e mirë. Ronaldo nuk u fokusua. Emri i tij u shfaq në ekran, por ishte mungesa e vetme mes 11 futbollistëve të përzgjedhur nga profesionistët në të gjithë botën. Fotoja nuk la dyshime: 10 të pranishëm dhe Ronaldo që mungonte. Pak minuta më vonë, Infantino u shpreh i keqardhur për mospraninë e CR7.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency