Premier League

2 gola për kryesimin, Man.City likujdon shpejt Fulham!

Manchester City rikthehet në krye të Premier League. Citiziens regjistruan një fitore të thjeshtë në fushën e Fulham në sfidën që hapi javën e 32-të të Premier Leagues. Dy gola në harkun e 27 minutave të para nga portugezi Bernardo Silva dhe sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ishin mëse të mjaftueshëm që skuadra e Pep Guardiolës të dilte me tre pikë nga transferta e Craven Cottage dhe të ngjitej në krye të renditjes  me 77 pikë, 1 më shumë se Liverpooli por me ndeshje të barabarta. Manchester City e nisi vrullshëm sfidën duke mos i dhënë asnjë mundësi Fulham në 30 minutat e para, ndërsa më pas kurseu energjitë duke marrë një fitore me shumë vlera përballë një skuadre që edhe pse e ka prerë biletën për në Championship, 2 javë më parë vendosi në vështirësi serioze Liverpoolin që fitoi 1-2 në këtë fushë. Me këtë Guardiola vazhdon mision e tij drejt historisë me Manchester City-n pasi trajneri spanjoll i ka të gjitha letrat në rregull për të fituar 4 trofe në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency