Futboll

2-golësh i Arb Manaj në Kupën e Turqisë!

Arb Manaj, sulmuesi i talentuar kosovar gjen dy golat e tij të parë me fanellën e Keciorengucu. Pasi shkëlqeu sezonin e kaluar në Kosovë me Trepça ’89, Manaj u transferua këtë verë në ligën e parë turke te ekipi Keciorengucu ku luajnë edhe Edon Hasani e ish-sulmuesi i Bylis Saliou Guindo të cilët janë të dëmtuar. I aktivizuar pak në kampionat Manaj gjeti hapësirë në ndeshjen e turit të parë të Kupës së Turqisë, pikërisht në sfidën që Keciorengucu fitoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Tepecik, me Manajn që realizoi dy gola në këtë ndeshje në pjesën e dytë, duke treguar se është një lojtar me shumë vlera dhe meriton më shumë minuta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency