20 vite nga ai gol mrekulli i “Fenomenit”, futbolli njeh pak kryevepra të këtij lloji
Më 12 tetor 1996, Mbappé dhe Haaland ende nuk kishin lindur. Në qytetin Santiago, në Spanjë, në stadiumin “San Lázaro”, u pa një objekt fluturues i identifikuar. Ai quhej Ronaldo dhe mbante numrin 9 në fanellën e Barçës. Braziliani shënoi një gol të përjetshëm kundër Compostelës. Sot është 25 vjetori i atij goli fenomenal.
Interneti ishte ende në fillimet e tij dhe YouTube nuk ishte hedhur as si ide. Ishte një gol i pazakontë. Trajneri i Barcelonës, Bobby Robson, u fokusua me duart në kokë. Një imazh legjendar u një trajneri që ishte mrekulluar nga kryevepra e sulmuesit brazilian, që i theu kundërshtarët sikur të ishin birila.
Atij “objekti flutures” iu deshën dhjetë sekonda për të përfunduar një galopim prej 48 metrash. Sipas sizmografëve, sulmuesi brazilian vrapoi dhjetë sekonda, bëri 34 hapa dhe 16 prekje të topit, para se të merrte përqafimet e shokëve të skuadrës.
Gjatë udhëtimit me aeroplan, me buzëqeshjen që gjithmonë e ka pasur të sinqertë, mori mikrofonin duke u prezantuar si komandant Ronaldo.
Çdo gol i madh ka dëshmitarët dhe viktimat e tij. Një të tillë, në një ndeshje të madhe, realizoi Maradona, në “Azteca”, e përsëriti në njëfarë mënyrë edhe “Fenomeni”, në “San Lázaro”. Për vite me radhë ata shkruan faqet e një historie futbolli. Në të dy skenarët ishte dëshmitar Bobby Robson. Në Meksikë si trajner anglez dhe në Santiago si trajner i Barcelonës, i pari pas epokës “Cruyff”. Për teknikun anglez, në atë kohë “Ronaldo ishte si Pelé në moshën 17-vjeçare. Mund të shkosh kudo në botë dhe me siguri nuk sheh një gol aq të bukur sa ai”.



