2022 i Realit të Madridit nis me humbje, mposhtet në derbi!
Viti 2022 i Realit të Madridit nisi me humbje. Los Blancos u mposhtën nga Getafe në sfidën që ngriti siparin e La Ligas për vitin 2022, duke zhgënjyer në derbin e vogël të Madridit përballë një Getafe që deri tani ka zhvilluar një kampionat shumë të dobët dhe para kësaj ndeshjeje ishte në zonën e rrezikut. Sfida e Coliseum Alfonso Perez u vendos nga goli i shpejtë i sulmuesit turk Enes Unal që në minutën e 9-të. Reali u përpoq të kthente sfidën në favor por pavarsisht rasteve të shumta të krijuara gjeti një Soria në superformë që ndali çdo tentativë të Benzema me shokë. Me këtë humbje Reali rrezikon ta shikojë veten vetëm 2 pikë para Sevillas që e ndjek dhe ka 2 ndeshje më tepër për të luajtur.



