Featured

25 milionë € neto në sezon dhe super premio, Reali bind Kylian Mbappe

Ndeshja kundër Real Madrid ishte me shumë mundësi e fundit që Kylian Mbappe luajti në Champions League me fanellën e PSG-së. Sulmuesi francez do të transferohet në La Liga në verë.

Në Spanjë janë të sigurt se 23-vjeçari do të firmosë me Real Madrid, klub që e kërkon prej vitesh. Mbappe do të përfitojë një shumë 60-80 milionë euro në momentin e firmës dhe një pagë 25 milionë euro neto në sezon.

Le Parisien zbuloi disa ditë më parë se PSG i ka ofruar 100 milionë euro në dorë nëse rinovon dhe një kontratë 2-vjeçare me 50 milionë euro në sezon, por Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, e mohoi një propozim të tillë.

Presidenti Al-Khelaifi nuk i ka problem paratë, ai thjesht dëshiron të mos humbasë shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë në planet, por në Madrid, duke përfituar edhe dëshira e sulmuesit për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, janë drejt mbylljes së operacionit të afrimit të Mbappe.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency