Premier League

259 ditë pas arrestit kardiak, Eriksen sërish në fushë: Jam njeri i lumtur

Kanë kaluar 259 nga ajo ditë e mallkuar, kur po luhej Danimarkë-Finlandë në kuadër të finaleve të Euro 2020. Në minutën e 43-të zemra e Christian Eriksenit pushoi së rrahuri dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve shmangu më të keqen, duke i shpëtuar jetën. Pas frikës së madhe, operacionit për vendosjen e defibrilatorit të zemrës, lamtumirës me Interin erdhi firma me Brentfordin për për t’u ndier sërish futbollist profesionist

Ndaj Newcastle, mesfushori danez u grumbulluar për herë të parë dhe fillimisht u ul në stol. Më pas u aktivizua në minutën e 52-të mes ovacioneve të publikut. Eriksen është kthyer.

“Përveç rezultatit, mund të them se jam një njeri i lumtur: është një ndjenjë e mrekullueshme të rikthehesh në fushë”, – komentoi Eriksen. – “Trajneri nuk më tha shumë kur po aktivizohesha, vetëm më uroi fat dhe më tha ta shijoja lojën”.

Duke folur për këto javë në Brentford, Eriksen shtoi: “Ishte gjithçka e veçantë që nga dita e parë. Klubi u kujdes për mua.”

Eriksen më vonë zbuloi se “këtu janë familja ime, prindërit e mi, fëmijët e mi, vjehrra ime dhe disa mjekë që më kanë ndihmuar”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency