Kombëtare

“Është i sëmurë, por nuk ka koronavirus”, PSG në ankth për gjendjen e kapitenit të Holandës

Georgino Wijnaldum ishte një nga afrimet e PSG-së në merkaton e verës. Mesfushori holandez është përshtatur shumë mirë tek ekipi francez, teksa ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në Champions League.

31-vjeçari mban shiritin e kapitenit te Holanda. Ai ka marrë ftesë si zakonisht për takimet e radhës, që kombëtarja “tulipane” luan për llogari të Katar 2022, përballë Malit të Zi në transfertë (13 nëntor) dhe Norvegjisë në shtëpi (16 nëntor).

Telegraaf shkruan se Wijnaldum është i sëmurë, lajm që ka krijuar shqetësim të madh te PSG. Mesfushori nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit dhe rrezikon seriozisht aktivizimin me Malin e Zi.

Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për infektim me Covid-19, pasi lojtarët e Van Gaal i janë nënshtruar dy herë tamponëve dhe përgjigjet kanë dalë të gjitha negative.

Holanda kryeson grupin B me 19 pikë, dy më shumë se Norvegjia e Haaland dhe katër pikë mbi Turqinë. Dy ndeshjet e fundit do përcaktojnë skuadrën që kualifikohet si e para e grupit dhe vendin e dytë që do marrë pjesë në “play-off”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency