Kupa e Shqipërisë

Ramadani: Skuadra po rritet, jemi më të disiplinuar

Pasi ndali Vllazninë në kampionat, Egnatia bën të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, duke shtyrë verdiktin e kualifikimit për në sfidën e kthimit në Kurbin.

Trajneri Zekerija Ramadani u shfaq i kënaqur me rezultatin dhe mbi të gjitha me paraqitjen e të tijve, teksa theksoi se skuadra është përmirësuar në aspektin e disiplinës.

“Jemi të kënaqur, pasi kemi kaluar vetëm një pjesë, me aktin final që do luhet në Laç. Kishim respekt më shumë se duhet për kundërshtarin dhe besoj se bëmë mirë, pasi objektiv ishte të mos humbnim. Kemi gjetur ekuilibrat, duke mos qenë spektalolarë, por rezultativë.

Kupa na ngre moralisht nëse shkojmë në gjysmëfinale, pasi jemi klub i ri dhe ky është një publicitet mjaft i mirë. Ne po punojmë shumë, çdo ditë, për të përmirësuar nivelin e ekipit. Në fillim shtynim shumë dhe linim hapësira mbrapa, ndërsa tani po luajmë me më shumë disiplinë në fushë”, tha Ramadani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency