Futboll

3 herë radhazi futbollisti më i mirë i FIFA-s, ja ç’thotë Ronaldo

Sulmuesi portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo u zgjodh për të tretën herë me radhë, futbollisti i vitit, nga FIFA.

Në fjalën e tij, Ronaldo shprehu të gjithë gëzimin për fitoren, ndërsa nuk harroi të falënderojë edhe dy rivalët e tij, Messi e Neymar, por edhe klubin e Realit të Madridit.

“Faleminderit. Faleminderit që më votuat. Dua të përmend Lionelin dhe Neymarin, fansat e Realit, shokët e skuadrës, trajnerin ,drejtuesit e klubit dhe t’ju them të gjithëve faleminderit! Jam shumë i lumtur që jam këtu, mes shumë futbollistëve të mëdhenj, por edhe më i lumtur për çmimin, që përfaqëson një mundësi mjaft të madhe për mua”, tha Ronaldo në fjalën përshëndetëse, pasi mori çmimin, si futbollisti më i mirë i vitit, nga FIFA.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency