Champions League

3.1 miliardë € shpenzime nga klubet e sheikëve! Rezultati? Vetëm dy finale

Manchester City dhe PSG nuk e kanë fituar kurrë trofeun e Champions League. Dy klubet kanë kryer investime të mëdha dhe shpenzime të çmendura në vitet e fundit, por asgjë.

Plot 3.1 miliardë euro kanë harxhuar klubi anglez dhe francez që nga vera e vitit 2011. Rezultati? Vetëm nga një finale për “Cityzens” , që dështuan vitin e kaluar përballë Chelsea, dhe po kaq për PSG-në, që u mposht nga Bayern në finalen e 2020-ës.

Cityt, njësoj si PSG-së, i mungon mentaliteti fitues. Ky mentalitet nuk krijohet në një vit, dy apo dhjetë vite. Është diçka më e madhe se gjithçka tjetër.

Ndërkohë, kur luan me Real Madrid, një klub që ka fituar 13 Champions League, e kupton se klubi është më i madh se çdo individ”, deklaroi Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Realit dhe Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency