Kupa e Francës

3 golësh i Icardit, PSG në gjysmëfinalet e Kupës së Francës!

Paris Saint Germain mbetet në garë për të fituar të tre trofetë sezonalë. Skuadra e Mauricio Pochettinos siguroi kalimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Francës pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Angers në Parc des Princes. Heroi i padiskutueshëm i parizienëve në këtë sfidë ishte Mauro Icardi. I rikthyer në formacionin titullar pas një dëmtimi të gjatë, Icardi shkëlqeu me një tregolësh. Pasi rezultoi vendimtar duke i dhënë tre pikët në sfidën e kampionatit ndaj St Ettiene në fundjavë, Icardi hapi serinë e golave ndaj Angers në minutën e 9-të. Gjërat u bënë më të thjeshta për PSG në minutën e 23-të kur Manceau e dërgoi topin në rrjetën e tij. Me shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Parisi shënoi edhe tre herë të tjera me Neymar Jr, sërish Icardin pas një asisti spektakolar të Di Marias me rabonan e famshme dhe në fund në minutat shtesë sulmuesi argjentinas kompletoi tripletën personale për t’i çuar shifrat në 5-0 dhe për t’i siguruar fitoren e 12-të radhazi të PSG në sfidat ndaj Angers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency