300 mln dollarë për merkaton, emrat që mund të afrohen te Milan nëse blihet nga Investcorp
Kompania që dëshiron të blejë klubin e Milan, Investcorp mund ta ndryshojë totalisht merkaton e klubit “kuqezi”.
Mediet italiane raportojnë se kjo kompani ka një buxhet prej 300 milionë dollar që do të jenë në dispozicion të klubit që gjatë merkatos të bëjë afrimet që i duhen “Djallit”, për të përmirësuar skuadrën.
Nëse Milan do të ketë në dispozicion një buxhet të tillë atëherë do duhet të zgjedhë mes disa emrave Nkukus nga RB Leipzig, Haller nga Ajax, Zaniolos nga Roma apo Tchouamenit nga Monako, si zëvendësues të Kessie, kontrata e të cilit përfundon së shpejti.
Megjithatë gara për emrat e sipërpërmendur do të jetë shumë e vështirë, pasi interes për ta kanë shfaqur disa klube, të cilët kanë filluar që tashmë punën.



