Pesë orë e gjysmë në Tiranë, zbulohet axhenda e kreut të UEFA-s
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vijë në Tiranë nesër. Slloveni do të takojë presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama.
Vizita e tij vjen në kuadër të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, që do të mbahen më 2 mars, me presionin politik aktiv, por edhe finales së Conference League, që do zhvillohet në muajin maj në “Air Albania”.
Supersport zbardh axhendën e nesërme të Ceferin. Presidenti i UEFA-s do të drekojë në fillim me Dukën dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama.
Në fund një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa i gjithë qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.
Axhenda e Ceferin
12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nene Tereza”
13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka
15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – vizitë në FSHF
18:00 – largimi nga Tirana
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



