Dygolësh i Toney, Brendtfordi fundos Burnley-n
Brendtfordi mori një fitore shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Debutuesit e këtij sezoni Premier fituan 2-0 përballë Burnley-t, duke e lënë këtë kundërshtar të drejtpërdrejtë në zonën e rënies. Të dy golat e sfidës i shënoi i njëjti autor, Toney, në fundit e takimit. Të parin e realizoi në të 85-tën pas asistit të dhënë nga Christian Eriksen, ndërsa atë të rezultatit përfundimtar në minutën e katërt shtesë me 11-metërsh.
Për Brendtfordin ishte suksesi i dytë radhazi, që e çon në 9 pikë distancën me Burnley-n,



