Premier League

Leeds nuk ndalet në merkato, i rrëmben një tjetër talent Salzburgut

Me 78 gola të pësuar në një sezon, mbrojtja e Leeds United ishte padyshim nga më të dobëtat në Premier League dhe shkaku që skuadrës iu desh të luftojë deri në sekondin e fundit për të siguruar mbijetesën.

Megjithatë pronari i klubit, Andrea Radrizzani ka premtuar një verë të nxehtë merkatoje, për të përforcuar ekipin dhe për të mos lejuar përsëritjen e një tjetër sezoni si ai që lamë pas.

Salzburgu duket se është “supermarketi” i preferuar për Leeds United, që vetëm pak ditë më parë bleu nga austriakët kartonin e 22-vjeçarit Aaronson për shifrën e 33 milionë eurove.

Edhe afrimi i dytë në merkato vjen sërish nga Salzburg, pasi Leeds ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin danez Rasmus Kristensen, i cili ka firmosur me klubin e Premier League deri në verën e 2024-ës.

Ky i fundit është vetëm 24 vjeç, luan si mbrojtës i djathtë dhe ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 8 asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency