Jo vetëm Fabregas, Como synon firmën edhe me portierin gafaxhi
Como synon jo vetëm ngjitjen në Serinë A, por edhe afrimin e emrave të njohur në ekip, në mënyrë që të tërheqë edhe vëmendjen e mediave dhe publikut.
Kështu pas Cesc Fabregas, klubi italian ka nisur negociatat me portierin gjerman Loris Karius, i cili është pa kontratë, pasi i ka përfunduar bashkëpunimi me Liverpoolin.
Karius u bë i njohur në finalen e Champions League në 2018-ën ndaj Realit, ku u dhuroi dy gola spanjollëve me gabimet e tij qesharake, ndërsa që atëherë ka përfunduar shpesh në faqet e para të mediave sportive, kryesisht për shkak të gafave.
Megjithatë Karius është gati të riniset nga Como, për të vënë në vend nderin e rij, teksa nëse marrëveshja arrihet, atëherë do të jetë hera e parë që gjermani do të luajë në Itali.



