La Liga

4 ditë nga El Clasico, Barcelona me rreshtimin klasik 4-4-2

El Clasico i të shtunës në “Santiago Bernabeu” është një mundësi ideale për Barcelonën për të nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull rivalin e përjetshëm. Sa herë që luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll për ditë me radhë diskutohet për formacionet që do të zbresin në fushën e blertë.

El mundo Deportivo, një media pranë “blugranave”, duke iu referur edhe dëmtimit të fundit të Paco Alcacer, siguron se Valverde është i detyruar ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-4-2, me një mesfushë më të ngjeshur, por me një element si Paulinho që po mahnit me efektivitetin para portës. 9 titullarë janë të padiskutueshëm: Ter Stegen, Sergi Roberto, Gerard Piqué, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Andrés Iniesta, Leo Messi dhe Luis Suárez. Me 90% do të jetë në fushë edhe braziliani Paulinho (një ide është edhe aktivizimi i Andre Gomes), ndërsa dyshimi është për qendrën e mbrojtjes, ku mendohet se në krah të Pique do të aktivizohet Vermaelen, me Masscheranon një tjetër alternativë për këtë rol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency