Kategoria Superiore

4 ndeshje pa fitore, Laçi pret Teutën e “dënuar” për pikë

Laçi kërkon kthesën, teksa nuk fiton prej katër ndeshjesh në Abissnet Superiore e diçka të tillë do ta kërkojë në përballjen me Teutën. Skuadra kurbinase ka lëshuar shumë terren në javët e fundit dhe ka mbetur pas Tiranës, megjithatë e sheh veten si forcë e dytë e kampionatit e tashmë do të presë që ta ruajë këtë pozicion deri në fund, diçka që nuk e kanë realizuar asnjëherë më parë.

Trajneri Josa duhet të bëjë pa Renato Malotën, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në takimin me Skënderbeun si dhe pa Velkovskin i cili u ndëshkua me karton të kuq. Bardhezinjtë kanë arritur që të marrin 6 pikë në këtë edicion ndaj durrsakëve që nuk kanë treguar qëndrueshmëri.

Teuta do të provojë që të kthehet tek fitorja, në një transfertë tepër të vështirë. Durrsakët do të provojnë që të mundin Laçin që në shtëpi nuk pëson në 10 ndeshje radhazi në kampionat, një tregues për shkallën e vështirësisë që rezervon kjo përballje.

Durrsakët vijnë pas humbjes me Kastriotin dhe tashmë e shohin veten në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe një tjetër rezultat negativ do e përfshinte seriozisht në luftën për qëndrimin në superiore.

Krahas ndeshjes së kampiaontit, Laçi dhe Teuta do të ndeshen dhe dy herë të tjera në pak javë për llogari të Kupës së Shqipërisë, megjithatë duke marrë në konsideratë situatën aktuale në renditje, pritshmëritë janë maksimale për një 90 minutësh tepër të luftuar, me Laçin që do të sigurojë Evropën sa më parë dhe me Teutën që kërkon të shmangë çdo hije të mundshme të zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency