4 opsione për Wenger: Dotmundi, PSG dhe …Kina
Arsene Wenger ka katër opsione për të ardhmen e tij, pasi të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni, duke përfshirë edhe stolin e Borussia Dortmund. Lajmin e bënë të ditur “Telefoot”. Trajneri francez vendosi që të largohej nga “Topçinjtë” pas 22 vitesh në drejtimin e tyre, por gjithsesi 68-vjeçari do të vazhdojë profesionin e tij. Përpos klubit verdhezi, alternativat e tjera janë Paris Saint-Germain, drejtimi i Kombëtares së Japonisë, si dhe ofertat e shumta nga kampionati kinez.



