Kategoria Superiore

4 pikë në 2 ndeshje, Luftëtari i Marantas funksionon

Ai i grekut Jorgos Marantas mund të konsiderohet pa frikë një debutim i suksesshëm në stolin e Luftëtarit. 4 pikë në dy ndeshje janë një arritje për t’u marrë në konsideratë, gjithmonë duke patur parasysh rrethanat, situatën specifike dhe vështirësitë në kampin gjirokastrit.

Natyrisht, meritat nuk mund të jenë vetëm të tijat, por e rëndësishme është se Luftëtari ka arritur të marrë pikët e para që i japin shpresë për të luftuar në një betejë të vështirë, duke u shfaqur një skuadër praktike, që i njeh kufijtë e saj dhe se çfarë mund të kërkojë në fushën e lojës.

Ndaj Flamurtarit, në shtëpi, duhej një fitore, duke patur parasysh vlerat e kundërshtarit dhe shansin ideal për t’iu gëzuar suksesit të pare. Në Shkodër skuadra ishte përgatitur për të arritur një barazim, duke u organizuar mirë pikësëpari për të mos pësuar sulmet e kundërshtarit, në kërkim për ta goditur në kundërsulm.

Të dyja ndeshje ku Luftëtari është shfaqur brenda objektivave, me lojtarët e eksperiencës Demo Fili e Rapo që kanë bërë pikërisht atë që kërkohet, t’i japin siguri një grupi të dyndur nga të rinjtë, ndërsa në portë Paiteris ka ofruar garancitë e nevojshme, duke bërë në Shkodër disa herë shpëtimtarin e skuadrës. Të gjithë elementë të rëndësishëm në misionin e vështirë të këtij viti: “Shpëtoni Luftëtarin!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency