Futboll

5 vite pas Serbi-Shqipëri, droni ndërpret ndeshjen edhe në Europa League

Thuajse 5 vite më parë, Ballist Morina uli një dron me një banderolë me simbolet shqiptare dhe mbishkrimin “Autochtonous” në stadiumin e Beogradit, ku po luhej sfida eliminatore e Euro 2016-ës mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa tensioni arriti kulmin dhe arbitri ndërpreu ndeshjen, të cilën më vonë kuqezinjtë e fituan 0-3 në tavolinë.

E njëjta skenë, por jo me të njëjtin rezultat, është përsëritur mbrëmjen e sotme në Luksemburg, ku skuadra vendase Dudelange po luante përballë azerëve të Qarabagut, sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Një dron me flamurin e Armenisë është ulur në mesin e fushës, në minutën e 30’, menjëherë sapo Qarabag kishte shënuar golin e dytë, duke çuar rezultatin 0-2, teksa ky gjest u pa si provokim, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Për shkak të konfuzionit të krijuar, arbitri thirri të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes, ku pas 30 minutash pushim, u vendos që sfida të vazhdojë normalisht, ndërsa aktualisht rezultati është në shifrat 0-3 për Qarabag.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency