50 milionë £ investim/ Super treshe me Kane e Son, Contes i vjen sulmuesi që ëndërronte
Antonio Conte e kërkoi me ngulm ta kishte në skuadër, dhe kështu ka ndodhur. Tottenham ka gjetur marrëveshjen me Evertonin në lidhje me Richarlison, duke i dhuruar trajnerit një përforcim cilësor në ofensivë.
Sulmuesi brazilian (36 ndeshje dhe 14 gola me pesë herë kampionët e botës) do të transferohet nën urdhrat e trajnerit italian për 50 milionë paund + bonuse. 25-vjeçari do të kryejë kontrollet mjekësore në Brazil.
Dy klubet e Premier League kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë operacion të merkatos. Richarlison luan në majë të sulmit, por edhe në krahët e këtij reparti. Ai shënoi 10 gola sezonin e fundit në Premier League, duke ndihmuar Evertonin të mbijetonte në elitën e futbollit anglez.

Tani është gati për aventurën e radhës, e treta në ishull pas Watford dhe Everton, ndërkohë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League për herë në karrierën e tij.
Ndërkohë, Conte pret edhe Clement Lenglet, mbrojtësin francez të Barcelonës, për të cilin drejtuesit e Tottenhamit kanë fituar garën me Romën dhe Jose Mourinhon, që e donte pjesë të skuadrës së tij.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



