Futboll

6 dhoma gjumi, 5 dhoma pritjeje…, legjenda e Chelsea-t nxjerr në shitje vilën e tij, ja sa kushton

Legjenda e Premier League-s, Didier Drogba, ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij me gjashtë dhoma gjumi, me sipërfae totale të truallit rreth 11 000 metra katrorë, që ndodhet në Surrey. “Gjahtarët” e shtëpive mund ta bëjnë të tyren 6.25 milionë stërlina.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Chelsea-t, Drogba numëron 381 paraqitje me “Blutë” në dy periudha të ndryshme dhe shënoi 164 gola. Ai fitoi Premier League-n në katër raste, si dhe Championsin, katër FA Cup dhe tre League Cup.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë e mbajti vilën e tij pranë qendrës stërvitore të Chelsea-t (Cobham) edhe pas përfundimit të aventurës së tij të dytë në Londër (2015).

Por tani 44-vjeçari dëshiron ta shesë pronën e tij, e cila përfshin gjashtë dhoma gjumi, shtatë banja, pesë dhoma pritjeje, një kompleks argëtimi dhe një pishinë të madhe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency