Merkato

60 milionë € nga Anglia, Benfica zëvendëson Nunez me shokun e Olayinkës

Newcastle po studion alternativa të ndryshme për repartin e sulmit. Drejtuesit e “Qymyrxhinjve”, për të cilët milionat nuk janë aspak problem, kanë piketuar Darëin Nunez për majën e sulmit.

Footmercato raporton se klubi anglez do t’i ofrojë 60 milionë euro Benfikës për kartonin e sulmuesit uruguaian. 22-vjeçari është një garanci golash, teksa këtë sezon e ka dërguar 32 herë topin në rrjetat kundërshtare.

Ndërkohë, “Shqiponjat e Lisbonës” e kanë gati pasardhësin e lojtarit të kombëtares uruguaiane. Ai është kroati Petar Musa i Boavistës. 24-vjeçari është nën pronësi të Slavia Prague, teksa ka realizuar 11 gola në sezonin e parë me skuadrën luzitane.

FUTEBOL – Musa, festeja golo , durante o jogo SC Braga – Boavista, a contar para a 8 Jornada da LIGA 2021/22. Estádio Municipal de Braga. Domingo, 3 de Outubro de 2021. (HELENA VALENTE/ASF)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency