60 mln euro për Lewandowskin, Bayern ka tre mundësi për ta zëvendësuar
E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të jetë një nga temat me të nxehta të futbollit. Klubi i Bayern Munich do të takohet me agjentin e polakut, Pini Zahavi, për t’i ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2024, me kontratën aktuale që përfundon në 2023-shin.
Nëse klubi gjerman nuk arrin marrëveshjen me agjentin, sulmuesi mund të përfundojë në merkato dhe çmimi që kërkohet nga bavarezët për të është 60 milionë euro.
Ndërsa mund të rrezikojë të humbasë Lewandowskin, Bayern është duke u përgatitur për çdo skenar, ndaj po sheh edhe mundësitë e zëvendësimit dhe ndër emrat që janë në listën e bavarezëve janë Christopher Nkunku i Leipzig, Patrick Schick i Leverkusen dhe Romelo Lukaku i Chelsea-t.
Megjithatë që të futen në garë për emrat në fjalë së pari Bayern duhet të qartësohet për situatën e Lewandowskit, e cila duket shumë e komplikuar.



