Futboll

“Lulet e Manchesterit”, 60 vjet nga tragjedia e Mynihut

Kanë kaluar plot 60 vite nga aksidenti ajror në Mynih të Gjermanisë, që ndërpreu ëndrrën e “Busby Babes”. Atë ditë, më 6 shurt të Vitit 1958, avioni i British, me skuadrën e Manchester United në bord, u nda më dysh në tentativën e tretë për t’u ngritur nga pista e aeroportit. Si pasojë humbën jetën 23 përsona, nga të cilët 8 lojtarë, 3 anëtarë të stafit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë ekuipazhit.

Ndër të mbijetuarit ishte edhe legjenda e futbollit britanik, Bobby Charlton.
Mbetën në histori si “Lulet e Manchesterit”: Geoff Bent, Roger Byrne, Eddie Colman, Mark Jones, David Pegg, Tommy Taylor, Liam ‘Billy’ Whelan dhe “Big Dunc” Duncan Edwards (i mbijetoi fillimisht përplasjes, por humbi jetën 15 ditë më vonë në spital).


Ata janë të pavdekshmit e United, simbole të përjetshme të një skuadre me moshë të re dhe fituese. Manchesteri United i 60 viteve më parë kishte nofkën “Busby Babes” (fëmijët e Busby-t, ish-trajnerit të “Djajve të Kuq, që i mbijetoi aksidentit). Skuadra angleze po kthehej nga Beogradi, ku kishte barazuar 3-3 me Crvena Zvezdan, duke u kualifikuar në gjysmëfinle të Kupës së Kampionëve. Në Mynih do të bëhej një ndalesë e shkurtër për furnizim, që fatkeqësisht përfundoi me një aksident tragjik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency