Futboll

70 mijë shpirtra në San Siro për ëndrrën Champions, Interi vetëm për fitore ndaj Sassuolos

Hapi i gabuar i Lacios me Atalantën rriti ndjeshëm shpresat e Interit për ta mbyllur sezonin në zonën Champions, pasi tani “zikaltrit” e kanë vetë në dorë fatin e tyre. Në javën e parafundit, në orën 20:45 skuadra e Spallettit pritet të koleksionojë 3 pikët e radhës ndaj një kundërshtari si Sassuolo, që tashmë e ka të sigurtë qëndrimin në Serie A. Rreth 70 mijë tifozë do të jenë në shkallët e San Siros për të mbështetur Interin në sfidën e fundit shtëpiake drejt një objektivi të rëndësishëm. Një tjetër tregues dashurie ky i fansave zikaltër për skuadrën e tyre, me Interin që përsa i përket tifozëve nuk ka rivalë në Itali, ndërkohë në orën 18:00 takimi tjetër Benevento – Genoa luhet thjesht për statistika. Më herët po në Itali këtë herë në Serinë B për vetë pozitat e tyre në fazën play off apo dhe ambiciet për t’u ngjitur në elitën e futbollit të klubeve në Apenine në orën 15:00 në javën e parafundit do të duelojnë në Tardini Parma me Barin, ndërsa në Bundesligë në javën përmbyllëse të kampionatit gjerman në orën 15:30 do të luhet takimi Bayern – Stuttgart, ndeshje të cilën gjithë të apasionuarit e futbollit të këtij vendi do të kenë mundësi për ta shijuar nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency