Merkato

“70 milionë euro komisione për Haaland”, Raiola mohon lajmet e mediave spanjolle

Mino Raiola vijon turin e tij nëpër Europë, për të negociuar për kartonin e sulmuesit të talentuar norvegjez Erling Haaland, i cili ndiqet nga Barcelona e Reali i Madridit në Spanjë, si dhe Manchester City, Liverpool e Chelsea në Angli.

Menaxheri i njohur, bashkë me babanë e sulmuesit, ishin javën e kaluar në Spanjë, ku patën takime si me presidentin e Barçës, Johan Laporta, ashtu edhe me atë të Realit, Florentino Perez, ndërsa më pas në fundjavë fluturuan drejt Anglisë.

Duke zbuluar detaje nga takimi me presidentët e Barçës dhe Realit, mediat spanjolle raportuan se Raiola ka kërkuar komisione marramendëse për të mundësuar transferimin e sulmuesit, që prekin shifrën e 70 milionë eurove.

Nga 20 milionë euro për Raiolën dhe babanë e Haaland, dhe 30 milionë euro bonus firme për vetë sulmuesin, ka pretenduar menaxheri i norvegjezit, sipas mediave spanjolle, por vetë ky i fundit ka hedhur poshtë gjithçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Lajmi i pavërtetë fluturon shpejt dhe larg” ka shkruar Raiola, duke hedhur edhe një video të shkurtër me artikujt e mediave më prestigjoze botërore, që raportojnë për komisionet e pretenduara të menaxherit.

Aktualisht Haaland luan me Borussian e Dortmundit dhe po bën mjaft mirë, duke u konfirmuar një “makineri golash”, ndërsa klubi gjerman e ka bërë të qartë se kërkon të paktën 140 milionë euro për kartonin e talentit norvegjez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency