Kategoria Superiore

74-vjetori i themelimit të Partizanit, klubi i kuq evokon historinë

Si sot 74 vite më parë (04.02.1946) u themelua klubi i futbollit “Partizani”, një emër i madh i sportit shqiptar, që ka shkruar historinë e këtij sporti ndër dekada me trofe të shumtë, duke fituar simpatinë e tifozëve anembanë vendin. Në këtë përvjetor të të kuqve, klubi kryeqytetas ka postuar një klip të shkurtër duke evokuar sukseset që ka arritur kjo skuadër në 74 vite histori.

Postimi i Partizanit:

“74 Vite Histori , Pasion, Krenari. Dekada të mbushura me Triumfe dhe Lavdi. 4 Shkurt 1946 data e krijimit të klubit Legjendar, protagonist absolut në futbollin shqiptar.

🏆16 Tituj Kampion

🏆15 Kupa të Shqipërisë

🏆 3 SuperKupa të Shqipërisë

🏆 1 Kupë Ballkanike

Titulli “Nderi Kombit”

Titulli “Legjenda Futbollit Shqiptar”

Këto dhe shumë trofe të tjerë e konfirmojnë FK PARTIZANI, një prej Klubeve emblemë të futbollit shqiptar dhe ndërkombëtar. Skuadra Legjendë me tifozerinë më të madhe në të gjithë vendin.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency