Bundesliga

8 gola për të ndarë nga 1 pikë, barazim spektakolar në Hannover-Leverkusen

Një sfidë e “çmendur” vetëm kështu mund të konsiderohet takimi që u luajt në HDI Arena mes Hannover 96 dhe Bayer Leverkusen. Emocione pa fund, shumë spektakël dhe plot 8 gola për një barazim rokambolesk 4-4. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në një sfidë ku e kërkuan me çdo kusht fitoren.  Talenti Julian Brandt kaloi “Aspirinat” në epërsi pas vetëm 11 minutash lojë, por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm me Hannoverin që shpërtheu me 2 gola të shpejtë në harkun e 9 minutave nga e 12-ta në të 21-tën me Bebou dhe Fullkrug. Por Leverkusen barazoi shpejt me sulmuesin me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën Admir Mehmedi. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve falë golit të falë golit të Klaus në të 45-tën. Në pjesën e dytë xhamajkani Bailey i ardhur në fushë nga stoli shënoi dy herë për miqtë duke krijuar idene e një fitoreje për “Aspirinat”, por barazimi i Hannoverit në 4-4 erdhi me Korb në të 83-tën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency