Europa League

8 futbollistë të Prishtinës me COVID-19, anulohet ndeshja me Lincoln

Lajmi keq për Prishtinës vetëm pak orë para zhvillimit të ndeshjes paraeliminatore ndaj Lincoln të Gjibraltarit. Plot tetë anëtarë të fitueses së këtij edicioni të DigitAlb Kupës së Kosovës kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus e për rrjedhojë kjo sfidë nuk do të zhvillohet. Lojtarët bardhekaltër të prekur nga Koronavirusi janë: Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.

Prishtina po priste me ankth vendimin e UEFA-s për këtë rast, pasi duke marrë në konsideratë atë që ndodhi me Dritën e Gjilanit, që humbi 3-0 takimin Linfield në paraeliminatorët e Championsit, frika është e madhe se aventura në Europë e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku do të mbyllet ende pa nisur. Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë UEFA për këtë ndeshje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency