La Liga

80 milionë € për mesfushorin italian, Reali zgjedh pasuesin e Toni Kroos

Cilësitë e Toni Kroos nuk vihen në dyshim, gjermani vazhdon të jetë një ndër më të mirët në botë në rolin e tij, por kontrata me Real Madrid i përfundon në verën e vitit 2023 dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë filluar nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

I preferuari i madh i Carlo Ancelottit është Nicolo Barella, i cili po bën shumë mirë me Interin. El Nacional raporton se klubi spanjoll është gati të shpenzojë 80 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit sard, shumë që kampionët e Italisë vështirë ta refuzojnë.

Treshja historike e mesfushës, Kroos-Casemiro-Modric (32, 30, 36) po plaken dhe procesi i zëvendësimit të tyre që ka nisur me Valverden dhe Camavingan pritet të kompletohet me afrimin e italianit Barella.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency