Futboll

Barcelona dhe Real Madridi fitojnë në start

Në dhimbje dhe në fitore, Reali dhe Barcelona mbeten të njëjta. Katalanasit dhe los blancos fituan të dyja në javën e parë dhe po të dyja nderuan viktimat e sulmit terrorist të pak ditëve më parë duke mbajtur në fanellë jo emrat e tyre por mbishkrimin, TotsSomBarcelona (Të gjithë jemi Barcelona) ndërsa los blancos respektuan nga “Riazor” viktimat e sulmit në Barcelonë.  Katalanasit mundën pa shumë probleme Betisin 2-0 në “Camp Nou” duke patur Messin protagonist.

Argjentinasi shënoi golin e parë ndërsa goditi dhe 3 herë shtyllën ndaj ekipit nga Sevija, ndërsa golin e dytë për blaurgranat e realizoi Roberto në të 39-tën.

Reali gjithashtu nuk vuajti aspak përballë Deportivos pavarësisht se ishte pa Ronaldon, e pezulluar. Kampionët e Spanjës e nisën kampionatin me një 0-3 në La Coruna, me Balen që zhbllokoi ndeshjen në të 20-tën.

7 minuta më pas ndeshja ishte e mbyllur pas golit të Casemiros.

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të thellonte shifrat me Toni Kross që shënoi dhe golin e 0-3 duke konfirmuar se los blancos mbeten skuadra për t’u mundur dhe këtë vit në kampionat ndersa nota e vetme negative per madrilenet ishte dalja me te kuq e Sergio Ramos ne minuten e fundit te takimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency