Futboll

Shkëndija fiton derbin me Shkupin

Shkëndija e Tetovës rikthehet te fitorja. Kuqezinjtë e teknikut Qatip Osmani kanë arritur të reagojnë shpejtë pas humbjes ndaj Milanit në Europa League, pasi kanë arritur të fitojnë  në derbin e dy ekipeve shqiptare, duke mundur Shkupin me rezultatin 3-0, në javën e dytë të kampionatit maqedonas. Një pjesë e parë nga ku nuk u arrit dot të prodhehej asnjë gol, e kundërta ndodhi me fraksionin e dytë të lojës. Ishte Armend Alimi ai që i mundësoi tetovarëve golin e epërsisë në të  49. Kuqezinjtë shfaqen dominant dhe më kërkues. Vendosmëria e tyre për të gjetur golin e dytë, shpërblehet në minutën e 62, me Besart Ibrahimi që arrin të ndalë topin në fundin e rrjetës. Shkupi tenton të reagojë disi, por pa efikasitet, pasi tetovarët nuk i krijojnë hapsira kundërshtarit. Goli i tretë dhe i sigurisë për Shkëndijen vjen falë Marjan Radeski në të 79. Në derbin e dy ekipeve shqiptare, Shkëndija arrin të sigurojë tre pikë shumë të rëndësishme përballë Shkupit, në javën e dytë të kampionatit maqedonas, cka i siguron atyre qëndrimin në krye të tabelës së klasifikimit me 6 pikë të plota, ndërkohë që Shkupi në shtatin me vetëm 1 pikë. Kjo është fitorja e dytë për kuqezinjtë tetovarë, pas asaj të siguruar që javën hapëse të kampionatit përballë kampionëve në fuqi të Vardarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency