Lajme

Raikkonen, te Ferrari edhe gjatë 2018-ës

Kimi Raikkonen do të mbetet pilot i Ferrarit në Formula 1 edhe për vitin 2018. Ishte vetë “Kokëkuqja” që e zyrtarizoi marrëveshjen nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku shkruhet se “gjatë sezonit të ardhshëm piloti finlandez do të jetë i impenjuar në kampionatin botëror me skuadrën nga Maranello”.

Raikkonen, aktualisht 37-vjec, është piloti i fundit që ka fituar titullin botëror me Ferrarin, pikërisht në vitin 2007.

Kimi gjatë karrierws së tij në Formula 1 ka marrë pjesë në 260 cmime të mëdha, duke regjistruar 20 fitore dhe 17 pole position.

Në këtë botëror renditet i 5-ti me 116 pikë, 86 më pak se shoku u tij i skuadrën, Sebastian Vettel që klasifikohet i pari.

Raikkonen është bërë pjesë e Formula 1 që në vitin 2001 me Red Bullin, ndërsa në kampionatin pasardhës deri më 2005-ën garoi për McLaren Mercedesin, ku qëndroi deri në vitin 2006. Për tre vite me radhë ishte pjesë e Ferrarit, ku dhe kulmoi karriera e tij me fitimin e titullit botëror në 2007-ën.

Pasi u shkëput për 5 vitë nga Formula 1, duke iu përkushtuar garave në Rally dhe Nascar u rikthye në Formula 1 te Lotus, e nga viti 2014-të te Ferrari, skuadër ku do të garojë edhe gjatë 2018-ës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency